
Një tjetër dëshmi në lidhje me vrasjen e ndodhur në Ksamil pak ditë më parë, hedh dritë mbi detajet e ngjarjes që i mori jetën turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez.
Tourpal Khitaev, i cili është plagosur edhe vetë në ngjarje, ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes.
“Ishim në klab “Principote” duke festuar dhe pasi kemi mbaruar kremi dalë nga klabi dhe kemi qëndruar tek shazllonet e plazhit. Aty kam qenë me shokun e tij Ibrahim dhe po bisedonim, ndërsa shokët e tjerë qenë më larg dhe po bisedonin. Aty pranë kanë qenë dhe tre persona me ngjyrë të cilët i thonë: Zihuni si burra! Por ai u ka thënë që nuk po ziheshin dhe shikoni punën tuaj. Aty pranë ka qenë dhe një djalë tjetër i cili ishte i dehur dhe po bërtiste. Në këtë moment dalin dy veta të cilët ishin punonjës të lokalit dhe i thonë: Mos bërtisni se punojmë këtu dhe njëri prej tyre më tërheq nga krahu i veshur me rroba të bardha të shkurtra, me pak mjekër flokë gështenjë, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë. Më pas u bërtiti të gjithëve dhe i thotë që mos bërtisni. Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë. Edhe unë ju përgjigja duke e goditur. Unë më pas kam rënë në shezllon dhe ai po vazhdonte të më godiste. Aty erdhën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin. Më pas unë kam parë që shoku im që u vra, po konfliktohej me dy tre persona me bluza të zeza, ndërsa personi me bluzë të bardhë i cili mbante thikën në dorë po na kërcënonte. Më pas njëri prej tyre me ka kapur dhe më ka larguar nëpër shazllone. Më pas kur jam kthyer kam parë personin, i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej në drejtim të rrugës. Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Louis Miguel.
Pyetjes se ai njihte personin i cili mbante thikën në dorë dhe që e kishte goditur në këmbë ai është përgjigjur që po dhe pas paraqitjes së fotos së shtetasit Sokrat Vata ai ka deklaruar që ai është personi i cili mbante thikën në dorë dhe që e ka goditur dhe atë”, thuhet në dosje.
and then