Zjarri përfshin një lokal në Triport të Vlorës, rrezik për përhapjen e flakëve në Pyllin e Sodës

Një zjarr ka rënë në një prej lokaleve në zonën e Triportit, në Vlorë, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonës pyjore të Pyllit të Sodës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien e situatës nën kontroll, duke shmangur përhapjen e zjarrit në zonën pyjore.

Aktualisht situata paraqitet e normalizuar, ndërsa vijon monitorimi i zonës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×