VIDEO/ Situata me zjarret në Dibër, vatra aktive në Martanesh, ekipet zjarrfikëse në terren

Ditën e sotme situata nga zjarret në Qarkun Dibër është më e qetë në këtë fillim jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos e Mat janë izoluar, ndërsa po mbahen nën monitorim  për të mos u riaktivizuar për shkak se ka ende trungje të ndezura mes tyre.

E vetmja vatër aktive aktualisht është ajo në Ballenjë të Martaneshit, e cila ka nisur në anën e Librazhdit dhe ka hyrë në territorin e Bulqizës.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në terren janë dhjetëra forca që po punojnë që flakët të mos avancojnë më shumë.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar nga zjarret në të gjithë territorin, Shehu ju bëri apel banorëve të mos bëhen shkak për ndezjen e zjarreve, me apo pa dashje.

Qarku i Dibrës është ndër qarqet që prezent më shumë nga zjarret çdo vit në vendin tonë për shkak edhe të sipërfaqes së madhe pyjore që ka.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×