
Jurgen Bardhi bëri mjaft mirë në javën e fundit me Van Spor në Turqi. Ish-futbollisti i Partizanit shënoi golin e barazimit 2 me 2 ndaj Istanbulspor, ndërsa më pas erdhi edhe përmbysja e rezultatit.
“Sofascore” e ka vlerësuar Bardhin me notën 8. Kështu është përfshirë edhe në formacionin e javës së dytë të Ligës së Parë turke.
Kujtojmë se Bardhi u transferua në Turqi gjatë verës së vitit 2021. Në Shqipëri luante vetëm me Partizanin.
and then