Me kallash në dorë/ “News24” siguron pamjet, Ylli Zalla u mbajt në vëzhgim me dronë “Byraktar” deri në momentin e arrestimit (VIDEO)

News24 ka siguruar pamjet ku i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet duke lëvizur në zonë me një kallashnikov në krah, armë që iu sekuestrua më pas bashkë me tre karikatorë.

Pamjet janë para momenteve të arrestimit.

Ndryshe nga pretendimi i avokatit të tij se Zalla u vetëdorëzua, pamjet tregojnë se ai ishte mbajtur në vëzhgim nga Policia e Tiranës.

Gazetarja Xhenisla Kodra tha për “News24”, se lëvizjet e tij u survejuan me një dron të teknologjisë së lartë, “Bayraktar”, deri në momentin e prangosjes.

Pas lokalizimit të tij, në operacion u angazhuan edhe forcat RENEA, të cilat bënë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×