Përmbysje spektakolare, LASK dhe Sabah realizojnë mrekullinë në Champions League

Surpriza dhe përmbysje spektakolare në Champions League, teksa LASK, Sabah dhe Bodo/Glimt kanë siguruar kualifikimin në fazën e ligës.

Më e bujshmja ishte ajo e LASK-ut, që përmbysi humbjen 3-0 të ndeshjes së parë ndaj Celtic. Skocezët kaluan të parët në avantazh, por austriakët reaguan me tre gola, përpara se Flecker të shënonte në minutën e 90-të dhe ta çonte sfidën në shtesë. Adeniran realizoi edhe golin e pestë, duke vulosur fitoren 5-1 dhe një kualifikim të jashtëzakonshëm. Celtic do të vijojë në Europa League, ndërsa austriakët duhet ti gëzohen një suksesi historic, duke marrë pjesë në kompeticionin e më të mirëve në Uefa Champions League.

Një tjetër histori surprizuese vjen nga Azerbajxhani. Sabah, klub i themeluar vetëm në vitin 2017, eliminoi Hapoel Beer Sheva pas një përmbysjeje spektakolare. Pas humbjes 2-1 në takimin e parë, azerët fituan 5-2 pas shtesës dhe siguruan për herë të parë fazën e ligës së Champions League

Ndërkohë, pa shumë probleme e siguroi kualifikimin edhe Bodo/Glimt. Norvegjezët mposhtën holandezët e Nec Nijmegen 3-0, pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, duke kompletuar një rezultat të pastër dhe duke prerë biletën për fazën e ligës së Champions League. Nijmegen do ta vazhdojë aventurën europiane në Europa League, ndërsa norvegjezët do të kërkojnë të vijojnë suprizën që shkaktuan sezonin e shkuar, aty ku mbërritën në 8 skuadrat më të mira të Evropës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×