“Misteri Sinner”, nr.1 i botës i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, zgjatet koha e rikuperimit?

Vazhdon misteri rreth gjendjes fizike të Jannik Sinner. Numri një i tenisit botëror është paraqitur sërish në klinikën J Medical në Torino, ku pritet t’i nënshtrohet kontrolleve dhe testeve të reja për gjurin e djathtë.

Dëmtimi e detyroi italianin të tërhiqej nga US Open, ndërsa pak ditë më parë Sinner deklaroi se ishte i trishtuar dhe i zhgënjyer, duke theksuar se i nevojitet ende kohë për t’u rikuperuar.

Ndeshja e fundit zyrtare e 25-vjeçarit ishte finalja e Wimbledonit, pas së cilës ai nuk është rikthyer më në fushë. Deri tani, nuk ka një komunikim zyrtar mbi natyrën e saktë të dëmtimit, apo momentin kur është shkaktuar.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas publikimit të një videoje ku Sinner shihet duke u stërvitur. Pamjet u publikuan në të njëjtën ditë kur ai njoftoi tërheqjen nga US Open, duke nxitur spekulime të reja.

Tashmë, të gjitha sytë janë te kontrollet në Torino dhe te përgjigjja që do të japin ato për rikthimin e numrit një të botës në fushë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×