
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një burrë shqiptar dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës.
Sipas të dhënave që siguron , autori është Bujar Meco, 53 vjeç, nga Gramshi, ndërsa viktima është Esma Meco, 44 vjeçe, po nga Gramshi. Çifti shqiptar ishte prindër i tre fëmijëve.
Ngjarja ndodhi në zonën e Rodopit, ndërsa rrethanat e sakta të krimit janë ende nën hetim. Gruaja u plagos rëndë me thikë dhe u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari tentoi vetëvrasjen. Për mënyrën se si ka tentuar t’i japë fund jetës ka raportime të ndryshme në mediat greke, disa raportojnë se është vetëplagosur me thikë, ndërsa të tjera se ka konsumuar naftë. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet nën trajtim dhe mbikëqyrje.
Sipas raportimeve të para, një prej fëmijëve të çiftit ka njoftuar autoritetet greke për ngjarjen. Ngjarja merr një tjetër dimension pasi, sipas informacioneve të publikuara më herët, çifti kishte pasur probleme të mëparshme.
Incidentet mes tyre ishin regjistruar edhe në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës, ku Esma Meco kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim. Në atë kohë, Bujar Meco ishte arrestuar në kuadër të një ndalimi policor të lidhur me një rast dhune në familje.
Hetimet e autoriteteve greke vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë.
and then