
Kristjan Asllani do të vazhdojë karrierën larg Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjetur gjuhën e përbashkët me Al Jazira, duke i hapur rrugë transferimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Palët kanë arritur marrëveshje verbale për kontratën personale, ndërsa edhe klubet janë pranë finalizimit të operacionit.
Interi do të arkëtojë 2 milionë euro për huazimin, ndërsa Al Jazira do të ketë mundësinë ta blejë përfundimisht kartonin e shqiptarit për një shumë që kalon 5 milionë euro.
Megjithatë, blerja mund të bëhet e detyrueshme nëse Asllani arrin një numër të caktuar paraqitjesh me fanellën e klubit nga Abu Dhabi.
🚨🇦🇪 Kristjan Asllani has agreed to join Al Jazira from Inter, here we go! 🇦🇱
Verbal agreement in place between Asllani and Al Jazira on the contract, Inter to get €2m loan fee plus option to buy clause l over €5m.
The option can become mandatory based on appearances. pic.twitter.com/G8hjmhJLyv
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2026
and then