US Open/ Spektakël në US Open, rikthehen krah njëri tjetrit Alcaraz dhe Serena Williams

Në US Open vazhdon spektakli edhe në turneun e dysheve mikse. Flavio Cobolli dhe Belinda Bencic kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, pasi eliminuan dyshen e përbërë nga Carlos Alcaraz dhe Serena Williams.

Italiani dhe zvicerania, të renditur si kokat e serisë numër 4, triumfuan me rezultatin 5-4, 4-1, duke ndalur aventurën e dy emrave të mëdhenj të tenisit botëror.

Për Alcaraz, ky ishte rikthimi në fushë pas katër muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë në kyçin e dorës së djathtë. Spanjolli luajti në një Arthur Ashe Stadium të mbushur, përkrah Serena Williams, e cila në moshën 44-vjeçare kishte vendosur të rikthehej sërish në fushën e tenisit.

Ndërkohë, për Cobollin kjo ishte edhe një provë e rëndësishme përpara nisjes së turneut të meshkujve në disiplinën teke. Në gjysmëfinale, italiani dhe Bencic do të përballen më 27 gusht me francezin Gael Monfils dhe ukrainasen Elina Svitolina.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×