Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore takon këshilltaren e FBI-së për Krimin e Organizuar pranë SPAK: Vijon bashkëpunimi me partnerët amerikanë

Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka zhvilluar një takim me Karma M. Smith, Këshilltare e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK, e cila ka marrë detyrën në Shqipëri.

Përmes një postimi, Qose bëri të ditur se në fokus të takimit ishte vijimi i punës së nisur dhe koordinimi i hapave të ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Qose shprehu gjithashtu mirënjohjen për Jamar Williams, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij gjatë periudhës së angazhimit me AMP-në.

Në takim ishte i pranishëm edhe Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Sot pata kënaqësinë të takoj znj. Karma M. Smith, Këshilltaren e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK, e cila ka marrë tashmë detyrën në Shqipëri. 🇦🇱🤝🇺🇸
Në fokus të bisedës ishte vijimi i punës së nisur dhe koordinimi i hapave të ardhshëm, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve tona. 🤝
Shpreha gjithashtu vlerësimin dhe mirënjohjen time për z. Jamar Williams për punën dhe mbështetjen e tij të çmuar gjatë periudhës së bashkëpunimit me AMP-në.
Në takim ishte i pranishëm edhe z. Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Bashkëpunimi me partnerët tanë amerikanë do të vijojë të jetë një element i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona dhe në përmbushjen me profesionalizëm të misionit të AMP-së.”, shkruan Qose.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×