“Broja s’është i dëmtuar”, tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi

Ashtu siç mediat kishin raportuar edhe të shtunën, Armando Broja nuk ka pësuar asnjë dëmtim të ri. Sulmuesi shqiptar është lënë jashtë për ndeshjen e Championship mes Burnley dhe Norwich. Një ndeshje e humbur nga Burnley, por Broja nuk ishte as në stol, ndodhej në tribunë.

E gjitha kjo erdhi për shkak të një vendimi të trajnerit Hayen, që duket se nuk është kënaqur nga dy paraqitjet e Brojës si titullar, në Championship dhe në Kupë. “Broja? Ishte vendimi im, luajti dy ndeshje radhazi. Ka një profil disi të ngjashëm me atë të Zianit [Flemming] dhe ne donim më shumë thellësi në skuadër përmes vrapimeve të Andreasit [Hountondji], por fatkeqësisht, kur je në disavantazh 3-0, situata bëhet e vështirë”, tha trajneri i Burnley.

Një këmbanë alarmi kjo për sulmuesin shtatëlartë, që edhe në këtë nisje sezoni të ri, po shfaq të njëjtat problemartika, të cilat e shoqëruan edhe gjatë sezonit të shkuar. Kur jemi në orët e fundit të merkatos verore, pritet të shihet nëse “krisja” mes stafit teknik të Burnley dhe sulmuesit shqiptar do të sjellë një transferim të tij “last minutë” në ndonjë klub tjetër, apo Broja do të vijoj të kërkojë të rifotojë besimin e teknikut Hayen tek Burnley.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×