Sherr te Kalaja e Tiranës – 39-vjeçari plagoset me thikë, policia në kërkim të autorëve

Një incident me armë të ftohtë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të momentit.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, pranë zonës së pedonales. Gjatë një konflikti, shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës.

I dëmtuari është transportuar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin e ligjshëm të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×