E papritur për Nedim Bajramin, futbollistit të Kombëtares nuk i ndahen problemet

Nedim Bajrami nuk është federuar me Al-Taawoun në “AFC Champions League Two”. Në Arabi tregojnë se Qëndrueshmëria Financiare ka refuzuar kërkesën për të regjistruar Bajramin.

Kjo për shkak të kushteve të rrepta që duhet të kalojnë disa klube si Al-Taawoun. Bajrami humbet kështu mundësinë për të luajtur në kompeticionin aziatik.

Kujtojmë se huazimi erdhi pikërisht këtë verë te klubi i Arabisë Saudite. Rezulton se për të janë paguar 200 mijë euro.

Bajrami po vuante mungesën e hapësirave te Rejnxhërs. Ndërkohë në ndeshjen e fundit me Al Nasr nuk u përfshi me skuadrën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×