Situatë kritike me zjarret në Ulëz, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Ulzës vijon të jetë kritike. Për shkak të përhapjes së perimetrit në një rreze prej 5 km, rreziku iu është afruar banesave.

Pritet që nga momenti në moment të bëhet evakuimi i banorëve që kanë shtëpitë në këtë zonë për shkak se zjarri shkon drejt tyre. Situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë.

Edhe pse në rrugë tokësore janë dhjetëra forca të zjarrfikëses, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, të forcave të armatosura dhe vullnetar është e pamundur ndalja e hovit të zjarrit i cili vijon të kërcënojë, ndërsa zona është e mbushur me tym që kufizon fushëpamjen dhe bëhet rrezik për asfiksimin e grupeve në terren.

Edhe nga ajri vijon lufta me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, por deri tani nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e flakëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×