Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore serinë e dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në takimin e zhvilluar këtë të martë në “Gradski Stadion” të Podgoricës.

Trajneri Bledar Borova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Genis Mlloja (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Leon Ramaj, Rei Muca.

Kuqezinjtë e rinj zhvilluan një paraqitje mjaft pozitive, duke e mbyllur pjesën e parë me një avantazh të pastër prej tre golash.

Brajan Hykollari ishte protagonist në këtë pjesë të lojës, duke realizuar dy gola në minutat 17-të dhe 27-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 39-të, Rei Muca shënoi golin e tretë për Shqipërinë, duke i dhënë ekipit kuqezi një avantazh të rëndësishëm.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin e krijuar, duke ruajtur epërsinë 3-0 deri në fund dhe duke e nisur kështu me sukses këtë seri miqësore.

Sfida e dytë mes dy Kombëtareve U-15 do të zhvillohet më 3 shtator, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 11:00.

Të dy këto përballje janë pjesë e programit të përgatitjeve të stafit teknik kuqezi, me trajnerin Bledar Borova që vijon punën për vlerësimin, formimin dhe zhvillimin e futbollistëve të kësaj grupmoshe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×