Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid

Policia Kombëtare spanjolle po heton vjedhjen e kabllove nga disa gjeneratorë në cirkuitin e ri të Formulës 1 në Madrid, pistë e cila nga data 11 deri më 13 shtator do të shndërrohet në arenën e Çmimit të Madh të Spanjës, gara e 14-të e sezonit të Kampionatit Botëror.

Vjedhja e kabllove ka ndodhur në një nga zonat e tunelit të pistës dhe është konstatuar gjatë së dielës, bëjnë të ditur për agjencinë “EFE” burime nga Policia Kombëtare. Pista e re e Formulës 1 në kryeqytetin spanjoll ndodhet në distriktin Barajas, në zonën e Ifemas.

Ajo ka disa sektorë urbanë, një gjatësi prej 5,4 kilometrash dhe 22 kthesa. Javën e kaluar, “Madring” priti testet e Formula 3, ku më shumë se 30 pilotë të kësaj kategorie patën mundësinë të provonin pistën e re. Megjithatë, qarku ka shkaktuar edhe pakënaqësi te banorët e zonës për shkak të zhurmës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×