
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në 3 shtator në zonën e Orikumit, ku pronari i një resorti në Vlorë ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur.
“News24” ka siguruar pamjet nga brenda ambientit të resortit. Siç shihet në foto brenda ambientit duken persona të armatosur.
Kujtojmë se një grup prej më shumë se 10 personash dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme.
Sipas informacioneve, personat kanë kërcënuar fillimisht pronarin me fjalë, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar dhe dyshohet se janë përdorur edhe armë.
Autorët i kanë kërkuar pronarit të hotelit shumën prej 5 milionë eurosh. Gjatë përplasjes mes palëve ka pasur edhe konflikt fizik, ndërsa grupi është larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit.
and then