I vihet lëndë plasëse në derën e shtëpisë një personi në Vorë

Në orët e para të mëngjesit sot në 4 shtator është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”. Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit me inicialet F. Sh. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë

Vorë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×