
Prej javësh, emri i Gabirel Martinelli u lakua fuqishëm në Serie A, me brazilianin që ishte një objekt dëshirash nga një pjesë e mirë e klubeve në Itali, por e gjitha rezultoi thjesht një iluzion që në momentin kur u kuptuan shifrat, kostot e një transferimi të tillë. Së fundmi, braziliani u prezantua zyrtarisht si lojtari më i ri i Al Hilal.
Arsenali vendosi ta lë të lirë, me Martinelli-n që u transferua në Arabinë Saudite, një operacion që kapi vlerën e 170 milionë euro. 70 milionë euro i shkuan Arsenal, ndërsa vetë lojtari firmosi një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.
Këto shifra të bëra publike konfirmojnë pse Martinelli ishte një “mollë e ndalur” për çdo skuadër në Serie A.
and then