Aksident në Papërr të Elbasanit, shkak dyshohet shpejtësia e lartë

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në një aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Për fat të mirë, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja për jetën e personave që udhëtonin në automjete por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Nuk raportohen detaje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse ka persona të lënduar dhe shkalla e dëmtimeve materiale.

Në vendngjarje janë shërbimet e policisë që po disiplinojnë qarkullimin, ndërsa do të kryhen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×