
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës, ne vendin e quajtur “ Fiqtë” , duke alarmuar banorët dhe duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.
Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në vendngjarje kanë mbërritur automjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen .
Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer, i cili vështirëson lëvizjen e mjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit.
Zjarrfikësit vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet përreth.
and then