
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Himarë sot në 4 shtator, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bunec, ku policia është njoftuar për të shtënat dhe ka ndërhyrë menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në pranga ka rënë shtetasi F. L., ndërsa gjatë kontrollit është sekuestruar një pistoletë dhe municion luftarak.
53-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër pas konfliktit me një shtetas tjetër. Për rastin materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ndërsa ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, kanosje dhe prishje të qetësisë publike.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri, në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
and then