Himara “në flakë”/ Zjarri përhapet me shpejtësi, favorizohet nga era. Rrezikohen banesat

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji”.

Zjarri po rrezikon banesat dhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen në këtë zonë, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit. Në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe banorë të Himarës, të cilët po kontribuojnë në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe kushteve të vështira, zjarrfikësit kanë kërkuar ndërhyrjen edhe të forcave nga bashkitë fqinje.

Për momentin, operacioni në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×