Situata me zjarret në vend! 39 vatra zjarri të raportuara në 24 orë, 11 ende aktive. Në Himarë shmanget rreziku për zonat e banuara, 36 qytetarë të evakuuar

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.
Në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 forca të Forcave të Armatosura, të mbështetura nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe 1 avion Air Tractor.

Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në Fier dhe Himarë, ku situata ka qenë më e rëndësishme gjatë 24 orëve të fundit, rreziku për zonat e banuara është shmangur dhe operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë.

Në Himarë, në lagjen “1 Maji”, u evakuuan 36 persona, ndërsa 6 banesa u prekën nga zjarri, 3 prej tyre të banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×