
Como konfirmon formën e shkëlqyer në startin e sezonit, duke mposhtur bindshëm Genoan me rezultatin 4-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A.
Genoa kaloi e para në avantazh në minutën e 19-të, me Osmajic, pas asistit të Colombo-s. Por reagimi i Comos ishte i menjëhershëm. Në minutën e 25-të, Baturina barazoi shifrat me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Skuadra e Fabregas përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë. Diao shënoi për 2-1 në minutën e 30-të, ndërsa Nico Paz realizoi golin e tretë në të 40-ën, pas një aksioni spektakolar të miqve.
Në pjesën e dytë, Como vijoi të kontrollojë lojën. Debutoi edhe Kean, i cili më pas asistoi Diao-n për golin e katërt dhe dopietën personale të sulmuesit senegalez.
Në fund, Como triumfon 4-1 dhe ngjitet përkohësisht në krye të Serie A me 7 pikë, ndërsa situata është alarmante për Genoan e De Rossi-t, që regjistron humbjen e tretë radhazi dhe mbetet pa pikë. Vijon ndërkohë tekniku I Genoas të mos preferojë për të aktivizuar mbrojtësin e kombëtares tonë Mario Mitaj, që edhe këtë sfidë e ndoqi nga stoli.
and then