Ekskluzive/ Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë. Rëndohet pozita e Ballukut, nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash

SPAK ka sekuestruar pasuri të reja në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për nga gazetarja Klodiana Lala.

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në zonën e Palasës, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar lidhjet mes pasurive dhe personave të përfshirë në procedim. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë dy masa sigurie në fuqi; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×