“Nuk do jetë e lehtë në Champions”, Gasperini: Kompeticon i madh, duhet të tregojmë veten

Trajneri i Romës, Gasperini doli në konferencë para takimit në Champions ndaj Fenerbahces.

‘Pas Botërorit të kombëtareve, Champions League është kompeticioni më prestigjioz, pjesë e të cilit duan të jenë të gjithë-tha Gasperini-jemi të gjithë mirë dhe nuk ka mungesa të rëndësishme përveç Pellegrinit. Jemi gati që ta nisim mirë, Dybala po tregon vazhdimësi përtej vlerave të tij që i njohim të gjithë, është në një formë shumë të mirë. Luajmë në një ambient të nxehtë dhe nuk do të jetë e lehtë’.

Përballemi me skuadra të nivelit të lartë që kanë në formacionet respektive të tyre futbollistë të jashtëzakonshëm që mund të ndryshojnë rezultatin me një manovër të vetme-tha trajneri i verdhekuqve-këtë duhet ta dimë mirë, ta pranojmë dhe të përpiqemi ta kontrollojmë, por kjo nuk do të thotë që ne të dalim jashtë natyrës sonë.

Përmbysja e një ndeshjeje si ajo me Atalantën na dha shumë karikim, tani kemi këtë kuriozitetin për të matur forcat me të mëdhenjtë e Evropës”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×