Triumfi me “manita” kënaq Kompany, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin

5 gola për 3 pikë. Bayern argëtohet përballë Bodo/Glimt, me “pancerat” që i bëjnë një start perfekt këtij edicioni të Champions League. Ekipi i Kompany dominoi totalisht vikingët norvegjez, 25 tenativa, 12 gjuajtje në kuadrat, por në “Allianz Arena”, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të 47-të, tifozët shpërthyen në festë, jo vetëm për faktin që Bayern zhbllokoi rezultatin, por më shumë se autori i golit të parë ishte Jamal Musiala, me talentin gjerman që rikthehet të shënojë duke lënë pas frikën e këtij fillim sezoni.

Goli çliroi vendasit dhe në minutën e 61-të, Olise futi një top të shkëlqyer në zonë, aty ku Harry Kane me kokë dyfishoi shifrat. Bayern nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 77-të Alphonso Davies me një “predhë” të vërtetë nga distanca trefishoi shifrat.

Stafetën më pas e mori Olise, me yllin francez që realizoi një super gol në minutën e 83-të me një goditje perfekte nga distanca. Olise kompletoi “manitën” e Bayern dhe “dopjetën” e tij personale në shtesë, sërish me një finalizim plot klas. “Magjistrati francez”, ashtu siç e cilësojnë në Mynih, u vlerësua edhe si lojtari i ndeshjes.

Nuk e fshehu kënaqësinë për këtë fitore trajneri i Bayern, Vincent Kompany: “Si trajner, ke gjithnjë atë ndjesinë se jo gjithçka ishte perfektë. Mund të kishin shënuar 1 apo 2 gola në pjesën e parë, por treguam durim dhe realizuam në momentin e duhur”, u shpreh Kompany.

E gjithë vëmendja ishte te Jamal Musila, me talentin gjerman që shijon një gol me shumë peshë pas një periudhë të vështirë: “U gëzova për golin e shënuar. Jam i lumtur që kam gjetur ritmin, thjesht dua të shijoj këtë mbrëmje dhe të fitojë gradualisht nivelin tim maksimal”, u shpreh Musiala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×