Bojkoti i avokatëve paralizon procesin/ Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës më 28 shtator

Seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani” është shtyrë zyrtarisht për më 28 shtator, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit.

Mbrojtësit ligjorë kishin depozituar paraprakisht kërkesa për shtyrje, duke e arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre me vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot të përgjithshëm të proceseve gjyqësore.

Në këto kushte, trupi gjykues u detyrua të ndërpresë seancën dhe të caktojë datën e re për vijimin e shqyrtimit të dosjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×