Pajisje wireless dhe alkool! Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK, në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i izoluar Ergys Agasi, i cili akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Burimet thanë se në kuzhinën e sektorit u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë çuar për ekspertim.

Agasi u arrestua pak javë më parë në qytetin e Durrësit pas më shumë se 8 muajsh në arrati.

Ai akuzohet për krime të rënda që nga konkurrenca e paligjshme përmes dhunës, grupi kriminal e pastrimi i parave. Biznesmeni është cilësuar si eminenca gri e kryeministrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×