Roma perfekte në Serie A, “thyen” edhe Torinon, por tani i pret Inter, Gasperini: Është një test për ne, janë ekipi më i fortë (VIDEO)

Roma është kthyer në një realitet, në një pretendent real në Serie A, me kryeqytetasit që trembin Inter, aktualisht, në letër, janë i vetmi ekipi që mund të zbresin nga froni zikaltërit. Ecuria e tyre në këtë fillim sezoni është fantastike ku përballë Torinos siguruan fitoren e 4 në 4 ndeshje, 12 pikë të plota, 12 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar.

Gasperini i falet sërish një super Malen, me “bomberin” holandez që vijon të shënojë në mënyrë konstante. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 40-të, Malen u shërbye nga Dybala, insistoi deri në fund duke zhbllokuar këtë takim. Për Malen, ky ishte goli i tij i 6-të në 4 ndeshje në Serie A, golashënuesi më i mirë në Itali. Roma kishte kontrollin e sfidës, por dhe portieri Svilar bëri pjesën e tij duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe duke mbajtur në lojë këtë 3-pikësh deri në shtesë ku Pisilli me një “predhë” të vërtetë brenda në zonë dyfishoi shifrat duke hipotekuar fitoren e Romës.

Tani prova e vërtetë për ekipin e Gasperinit vjen në fundjavë ku në kryeqytetit do të presin Inter, sfidë ku u ndal edhe tekniku i verdhekuqve: “Është e qartë se Inter është pika e referimit për të gjithë, skuadra më e fortë, por edhe Como është shumë pranë. Ky është një test shumë i mirë edhe për ne, është një njësi matëse për të kuptuar forcën tonë. Për ne ky është një sezon i veçantë pasi në mes është edhe Champions, na merr shumë energji, por rreziku më i madh mbeten dëmtimet”, u shpreh Gasperini.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×