“Ofendim për tifozët”, në Itali nuk e duan rikthimin e Mancinit në stol

“Ikona” e futbollit italian, Gianni Rivera, ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj vendimit për rikthimin e Roberto Mancinit në drejtimin e Kombëtares së Italisë. Ai e ka cilësuar zgjedhjen si të diskutueshme, duke ngritur pikëpyetje mbi rikthimin e Mancinit në pankinën e “Axurrëve”.

“Bota e futbollit, nga Blatter te Infantino, ka pasur gjithmonë paratë si padron. Përderisa komandon paraja, futbolli nuk do të ndryshojë. Lojtarët sot janë ndërmarrje dhe bëjnë skuadër me të tjerët vetëm në fushë.

Nuk kam bërë kurrë publicitet për askënd, pavarësisht se propozimet gjatë viteve kanë qenë të shumta. Mua nuk më duan, sepse si dje, ashtu edhe sot, idetë e mia e shqetësojnë prej kohësh pushtetin”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×