PSG “thyen” Marseille, spektakël në “Velodrome”, 3 pikët shkojnë për kampionët

Paris Saint-Germain fiton derbin e madh francez. Kampionët e Francës mposhtën 2-1 Marseille në “Vélodrome”, në një sfidë spektakolare që mbylli javën e pestë të Ligue 1.

PSG e nisi ndeshjen duke marrë gradualisht kontrollin e lojës, ndërsa vendasit u përgjigjën me disa tentativa, por pa gjetur rrjetën. Në pjesën e dytë, skuadra e Luis Enrique shtoi presionin dhe pas disa rasteve të shpërdoruara, gjeti golin në minutën e 66-të.

Një krosim perfekt i Désiré Doué u shfrytëzua nga Ferran Torres, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Marseille reagoi menjëherë dhe në minutën e 72-të Angel Gomes barazoi shifrat, duke ndezur atmosferën në “Vélodrome”. Por festa e vendasve zgjati vetëm dy minuta. Kapiteni Marquinhos shënoi për 2-1 dhe riktheu PSG-në në avantazh.

Në minutat e fundit, situata u komplikua edhe më shumë për Marseille, që mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Timothy Weah me karton të kuq.

PSG ruajti avantazhin deri në fund dhe mori një fitore të rëndësishme në “Le Classique”, duke e mbyllur mbrëmjen me një triumf 2-1 në shtëpinë e rivalëve historic.

Falë këtyre 3 pikëve parizienët e shohin veten në vendin e 6 në kuotën e 8 pikëve, 5 pikë më pak Monacos kryesuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×