Flakët përfshijnë kodrat në afërsi të Apollonisë, tymi i dendur mbulon zonën

Momente shqetësimi janë regjistruar pasditen e sotme në rrethinat e Fierit, ku një vatër e re zjarri ka shpërthyer në zonën kodrinore në afërsi të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga terreni, flakët kanë përfshirë me shpejtësi kodrat, duke u përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme territori.

Shtëllungat e tymit të dendur gri e të zi kanë mbuluar të gjithë zonën përreth, duke u bërë të dukshme edhe nga rruga kryesore e nga fshatrat fqinjë.

Përhapja e shpejtë e flakëve përbën kërcënim serioz për kulturat bujqësore të banorëve të zonës, si dhe për vetë territorin përreth.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×