
Granit Xhaka është përfshirë në një debat lidhur me një certifikatë vaksinimi të vitit 2022. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës pranoi të hënën se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi, duke thënë se në atë periudhë nuk kishte besim te vaksina dhe se ishte i përfshirë nga frika dhe pasiguria.
Megjithatë, një zhvillim i ri ka sjellë një tjetër version të ngjarjes. Mjekja nga Lucerna, Andrea L ka deklaruar publikisht se Xhaka është vaksinuar në mënyrë të rregullt prej saj dhe se certifikata e lëshuar ishte e vlefshme.
Deklaratat e kundërta kanë krijuar pikëpyetje mbi atë që ka ndodhur realisht në vitin 2022. Nga njëra anë është deklarata e Xhakës, ndërsa nga ana tjetër qëndron versioni i mjekes, e cila këmbëngul se vaksinimi është kryer siç duhet.
and then