
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë. Sipas policisë, 50-vjeçari me inicialet Sh. Gj. ishte duke drejtuar një motomjet, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Motomjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së shoferit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
and then