
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, ndërsa policia ka identifikuar si të dyshuar një 43-vjeçar me inicialet F.Y., i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën.
Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet se ka trokitur në derën e banesës dhe, pasi 70-vjeçarja i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. Goditja ka bërë që e moshuara të humbë ndjenjat.
Më pas, sipas dyshimeve të grupit hetimor, autori ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra. Policia dyshon gjithashtu se para largimit nga banesa, 43-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.
Pas denoncimit të ngjarjes, e moshuara është marrë në pyetje nga policia, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar edhe sëpata, e cila dyshohet se është përdorur për goditjen e saj.
43-vjeçari F.Y. është shpallur në kërkim dhe policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e provave. Sipas burimeve policore, 43-vjeçari dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
and then