Çifti i njohur i aktorëve turq i japin fund beqarisë, pamje nga ceremonia private

akotre

Çifti i njohur i aktorëve turkë Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu, të cilët u dashuruan në xhirimet e serialit “Kiraz Mevsimi”, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre 7-vjeçare me martesë.

Çifti i famshëm i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në Karlsruhe të Gjermanisë.  Mediat turke raportojnë se ceremonia e zhvilluar ishte private, ku ishin të pranishëm familja dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë tashmë kudo fotot e ceremonisë së Gürel dhe Çayoğlu.

Duke folur për marrëdhënien e tyre, Serkan Çayoğlu tha: “Jemi shumë të lumtur. Rritemi së bashku dhe gjejmë diçka për të qenë të emocionuar gjatë gjithë kohës. Na pëlqen të udhëtojmë së bashku. Nuk është domosdoshmërisht një aktivitet. Gjithashtu gjejmë mënyra për të kaluar kohën tonë në në shtëpi. Jam i lumtur ta shoh atë në mëngjes” 

Ndërsa Özge Gürel shtoi: “Jam shumë me fat! Çdo ditë hap sytë për dashurinë dhe zgjohem duke e ditur që jam e dashuruar. Është një fuqi e mrekullueshme të kesh në këtë jetë… Jemi një çift i dashuruar dhe jetojmë jetën si kjo.” 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×