Atentati me shpërthim në Gjirokastër! Policia jep detaje mbi rastin: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti shtetasi B. D., 45 vjeç.

Ky i fundit ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sakaq, pasagjeri shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×