
Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, triumfoi të dielën paradite në garën e Cmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Mandalika. Një garë e dominuar nga piloti italian, që e meritoi fitoren dhe rikthehet në garë për titullin kampion për pilotë.
Motori Aprilia bëri ligjin në këtë garë, me 4 pilotë të kësaj marke që u renditën në katër vendet e para. Në podium u ngjitën edhe spanjollët Raul Fernandez, i dyti me Aprilia Trackhouse e Jorge Martin, i treti me motorin tjetër Aprilia (japonezi Ai Ogura i katërti me Aprilia Trackhouse). Vetëm i gjashti Marc Marquez me Ducati, pas spanjollit tjetër Pedro Acosta me KTM.
Falë vendit të tretë në garën e sotme, Jorge Martin rikthehet në krye të renditjes në MotoGP, me 355 pikë, dy më shumë se Marquez. Ky ishte suksesi nr.300 për pilotët italianë në MotoGP.
and then