“Kape, kape”/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit (VIDEO)

Këtë hënë një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan ra pre e një grabitje, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Disa persona të paidentifikuar u futën në banesën e një qytetari rreth orës 04:05 dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash.

“News24” sjell pamjet e momenti kur autorët tentojnë të largohen menjëherë nga banesa pasi janë pikasur dhe ndjekur nga familjarët.

Autorët janë larguar në drejtim të një zone kodrinore sapo kanë konstatuar mbërritjen e shërbimeve policore, duke përfituar nga errësira.

Gjatë largimit, ata kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kanë kryer grabitjen.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe prova të tjera që pritet t’i shërbejnë grupit hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, vijon ndjekja për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në grabitje. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×