
Ish-prokurori Anton Martini është shkarkuar nga drejtues i Hetimit Tatimor.
Në vend të tij është emëruar, Everest Kazheli. Ky i fundit vetëm pak ditë pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, ku qëndroi vetëm tri orë pas emërimit.
Kazheli u emërua në krye të Kadastrës së Elbasanit më 9 tetor, por u largua nga detyra po atë ditë. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike.
Në vend të tij në drejtimin e Kadastrës së Elbasanit u emërua Gentian Mahmutaj, i cili më parë ushtronte detyrën e përgjegjësit të departamentit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
and then