Me shkop bejsbolli dhe armë! Dhunohet mjeku në Fan, sulmohet nga tre persona të maskuar

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Konaj, në zonën e Fanit, ku mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar nga tre persona të maskuar.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, me të cilat dyshohet se kanë sulmuar mjekun.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa priten detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen shëndetësore të Martin Prengës dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×