Tenis/ Eleminohet Alcaraz, spanjolli nervoz humbet ndaj Bergs, Zverev numri 1 ATP për 2026-ën

Surprizë në Masters 1000 të Shangait, ku Carlos Alcaraz eliminohet që në turin e 1/16-ave të finales nga belgu Zizou Bergs. Tenisti spanjoll, numri tre në renditjen botërore, u mposht në dy sete, 7-5 dhe 7-6, në një ndeshje të karakterizuar nga gabimet e shumta dhe nervozizmi.

Bergs, i 39-ti në klasifikimin ATP, shfrytëzoi më së miri vështirësitë e kundërshtarit dhe, pas triumfit në setin e parë, arriti të ruante qetësinë edhe në të dytin, duke siguruar një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës së tij. Ky eliminim i heq Alcarazit mundësinë për ta mbyllur sezonin në krye të renditjes botërore.

Për pasojë, Alexander Zverev do të jetë numri një i botës në fund të vitit, duke përfituar edhe nga mbyllja e parakohshme e sezonit nga Jannik Sinner, për shkak të një problemi në gjurin e djathtë. Zverev do të bëhet kështu tenisti i parë gjerman që e mbyll sezonin në krye të klasifikimit që nga krijimi i renditjes ATP në vitin 1973. Një tjetër fakt interesant është se gjermani do ta arrijë këtë sukses pa e pasur mbajtur më parë vendin e parë të botës, as për një javë të vetme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×