B.Dortmund blindon Niko Kovac, rinovon kontratën deri në 2029

Në Gjermani, në ditët kur të gjithë presin firmën e Harry Kane me Bayern Munich, është B.Dortmund që lëviz, me verdhezinjtë që bënë zyrtare rinovimin e kontratës me trajnerin Niko Kovac. Me anë të një komunikate për mediat, Dortmund njoftoi se Niko Kovac nënshkroi një kontratë të re deri më 30 qershor 2029.

Kovac zbarkoi në Dortmund në pranverën e vitit 2025 duke marrë ekipin në një moment delikat teksa renditeshin në vendin e 11-të. Në fund të atij sezoni, Kovac arriti të kualifikohej Dortmund në Champions League:

“Me Niko Kovac jemi në rrugën e duhur. Ka zhvilluar ekipin dhe gëzon respektin brenda klubit. Ky rinovim është një sinjal se ekipi ka marrë një drejtim të qartë në lidhje me të ardhmen”, u shpreh Drejtori Sportiv i B.Dortmund, Lars Ricken.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×