Tentoi të hakmerrej/ Lëvizte me armë dhe automjet të blinduar, arrestohet në Fushë-Milot vëllai i 40-vjeçarit të vrarë në korrik

Policia ka arrestuar në Fushë-Milot një 37-vjeçar, vëllai i 40-vjeçarit që u vra më 9 korrik 2026 në Kurbin. I arrestuari, i cili rezulton me precedentë kriminalë, lëvizte me një automjet të blinduar tip “Mercedes-Benz ML”, me targa gjermane, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër me 16 fishekë.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Argos”, të finalizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas monitorimit të situatës kriminale në qark, analizimit të ngjarjeve të mëparshme dhe ndjekjes së tyre në dinamikë, me qëllim parandalimin e krimeve të tjera të lidhura me to.

Gjatë operacionit, sipas uniformave blu, u parandalua një vrasje e dyshuar se lidhej me hakmarrjen për vrasjen e 40-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 9 korrik në Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatike tip “Skorpion”, municioni luftarak dhe automjeti i blinduar.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe puna për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×