Sylvinho rikthehet në modë, Bullgaria kërkon ish teknikun kuqezi, pengesë bëhet…paga

Sylvinho rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave ballkanike, këtë herë si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares bullgare. Federata Bullgare e Futbollit është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Aleksandër Dimitrovit, ndërsa emri i brazilianit po përmendet gjithnjë e më shumë në mediat vendase.

Sipas raportimeve të Match Telegraph, drejtuesit e futbollit bullgar janë të gatshëm t’i ofrojnë Sylvinhos një pagë prej 1 milion eurosh në vit, shifër që do të përbënte rekord për një trajner të kombëtares bullgare. Në këtë paketë financiare parashikohet të përfshihet edhe stafi teknik i tij.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet financiare. Gjatë periudhës së tij në krye të Shqipërisë, Sylvinho përfitonte rreth 1 milion euro në vit, ndërsa stafi i tij kishte një kosto shtesë prej rreth 500 mijë eurosh. Për një federatë me burime të kufizuara financiare, përballimi i një pakete të tillë nuk është një çështje e thjeshtë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×