Zjarri te rruga “Mustafa Qosja”/ Policia jep detaje: Dy persona spërkatën me lëndë djegëse shkallët e një subjekti

Policia e Tiranës ka dhënë informacione shtesë lidhur me një incident me zjarrvënie të qëllimshme të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse në shkallët e jashtme të një subjekti privat në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.

Për shkak të përhapjes së flakëve, është djegur pjesërisht edhe një automjet në pronësi të shtetases R. H., i cili ndodhej i parkuar pranë këtij subjekti.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën në vendngjarje dhe po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.

Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×