Pamje tronditëse/ Përplasjet e dhunshme me policinë, një student thyen këmbën, policia e tërheq zvarrë. I riu në gjendje kome (VIDEO)

Tirana është përfshirë në kaos ditën e sotme. Kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve të cilët kanë nisur revoltën e tyre që në orën 14:00 dhe nuk kanë ndalur. Ata kanë shprehur zemërimin e tyre kundrejt qeverisë.

Një studenti raportohet se i kanë thyer këmbën gjatë përplasjeve me policinë. Gjithashtu është konfirmuar për News24 se ndodhet në gjendje kome.

Situata vijon të jetë e përshkallëzuar, ndërsa studentët u futën në ambiente të Bashkisë së Tiranës, për t’u shpërndarë më pas në disa zona të tjera në kryeqytet.

Gjithashtu i është vënë flaka koshave të mbeturinave si edhe në zonën e Pazarit të Ri është ndezur zjarr.

Shqetësues mbete edhe dhuna e përdorur nga policia gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit. Shumë studentë janë dhunuar me grushte e shkop gome.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×